Macron: Ne duam një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

schedule22:20 - 19 Shkurt, 2025

schedule 22:20 - 19 Shkurt, 2025

“Pozicioni ynë është i qartë dhe i unifikuar: ne duam një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”. Këtë e nënvizon presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë të postuar në X, menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm me video-konferencë për Ukrainën.

Presidenti francez thotë se “ne jemi në anën e Ukrainës” dhe do të marrim të gjitha përgjegjësitë tona “për të garantuar paqen dhe sigurinë në Evropë“.

Emmanuel Macron gjithashtu vë në dukje se “ne kemi të njëjtin qëllim si presidenti Trump, domethënë t’i japim fund luftës agresive të Rusisë, e cila po vazhdon prej tre vjetësh”.

Në vijim, presidenti francez thekson se në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje paqësore, “Ukraina duhet të jetë e pranishme dhe të respektohen të drejtat e saj”. Ai gjithashtu thekson se arritja e paqes duhet të jetë e qëndrueshme dhe e shoqëruar me garanci të forta dhe të besueshme dhe se shqetësimet evropiane të sigurisë duhet të merren parasysh.

Në përfundim, presidenti francez përsërit se “jemi i bindur për nevojën për të rritur shpenzimet dhe kapacitetet tona të mbrojtjes”, duke vënë në dukje se vendimet në këtë drejtim do të merren në ditët dhe javët në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!