Macron në Beograd, cilat janë temat kryesore të diskutimeve

schedule15:47 - 15 Korrik, 2019

schedule 15:47 - 15 Korrik, 2019

Dy nga temat kryesore të vizitës zyrtare të presidentit francez Emanuel Macron në Beograd do të jenë dialogu Kosovë – Serbi si dhe zgjerimi i Bashkimit Europian për të cilin Franca është shprehur kundër.

“Presidenti francez Emmanuel Macron do të pritet me nderime të larta në Serbi. PËr të janë rezervuar të shtëna nga topi kur të arrijë në pallatin ”Srbija”, kur do të bëhet pritja e tij nga ana e homologut serb Aleksandër Vuçiç. Ndërimet e para do t’i ketë në aeroportin “Nicola Tesla” të Beogradit, ku do të arrijë dhe do të vizitojë edhe një obelisk të miqësisë serbo-franceze, varrezat e dëshmorëve dhe disa aktivitete të tjera që kujtojnë Luftën e Parë Botërore kur Serbia dhe Franca ishin aleatë”, raportoi Idro Seferi nga Beogradi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!