Macron në Afrikë, e nis me një gafë të jashtëzakonshme

schedule13:35 - 30 Nëntor, 2017

schedule 13:35 - 30 Nëntor, 2017

Presidenti francez Manuel Macron e ka nisur me një gafë të jashtëzakonshme udhëtimin e tij në Afrikë, ku nuk kanë munguar debatet e forta me studentët e një universiteti, aq sa presidenti Kabore është larguar nga salla

Hera e parë e Emmanuel Macron në Afrikë si president nisi me një gafë shumë të rëndë që shkon përtej incidentit diplomatik. Gjatë takimit me studentët e një universiteti  në kryeqytetin e ish kolonisë Burkina Faso, kreu i Elizeut u kërkoi atyre që të mos e trajtonin si të ishte presidenti i Burkina Faso. Kjo pasi studentët u ankuan për kushtet e këqija në shkollën e tyre.

Macron iu përgjigj studentëve se po i drejtoheshin sikur të ishte ende një fuqi kolonizuese por ai nuk dëshironte të merrej me energjinë elektrike në universitet pasi kjo është detyrë e presidentit të vendit. Homologu vendas Kristian Kabore reagoi fillimisht me një buzëqeshje por më pas u cua dhe u largua nga salla. Macron i kërkoi të mos largohej dhe të qëndronte ende në sallë por në momentin që homologu i tij afrikan nuk iu përgjigj Macron mbylli fjalën e tij me batutën: U largua që të rregullojë kondicionerin.

Një sens humori që nuk u prit mirë as nga përdoruesit e rrjeteve sociale që e cilësuan sjelljen e Macron si arrogante, të papjekur dhe të pa respektueshme.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Macron vijoi të debatonte ashpër me studentët duke u thënë se ishin të pabesueshëm. Pasi u pyet për situatën e refugjatëve, kreu i Elizeut u tha studentëve se trafikantët e qënieve njerëzore janë afrikanë dhe jo francezë. Dhe nuk ka asnjë francez, belg apo gjerman që të jetë pjesë e trafikut të emigrantëve mes Nigerisë dhe Libisë, pasi në Afrikë ka afrikanë që skllavërojnë afrikanë.

Vizita e presidentit francez gjithësesi nuk kishte nisur shumë mirë pasi para mbërritjes së delegacionit francez, dy terroristë me maska kishin hedhur bombë ndaj një autokolone që transportonte trupa ushtarake franceze. Edhe delegacioni francez u prit me hedhje gurësh, ndërsa studentët protestonin para universitetit ku Macron do të fliste duke kërkuar largimin e ushtarëve francezë nga vendi i tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!