Macron mbledh deputetë e senatorë në kështjellën e Versajës

schedule14:38 - 9 Korrik, 2018

schedule 14:38 - 9 Korrik, 2018

Duke u përballur me një popullaritet në rënie, presidenti i Francës Emanuel Makron do të mbledhë në kështjellën e Versajës deputetë dhe senator. Ai do të shpjegojë prioritetet dhe linjën që do të ndjekë gjatë mandatit të tij presidencial.

Presidenti francez Emanuel Makron mbledh sërish pas një viti, në kështjellën e Versajës deputetë e senator francezë. Ai do u shpjegojë atyre prioritetet si dhe linjën që do të ndjekë gjatë mandatit të tij pesëvjecar presidencial, në një moment kur popullariteti i tij shënon rënie të ndjeshme. Takimi në fjalë karakterizohet nga bojkotimi i ekstremit të majtë si dhe një numri të madh deputetësh të së djathtës.

Presikdenti francez do të flasë për një orë pas përfundimit të drekës me krerët e grupeve parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar të republikanëve Kristian Jakob, u shpreh se sipas tij Makron do të mbajë një fjalim të gjatë për jetën e tij dhe punën që bën, duke përqendruar cdo gjë tek vetja e tij. Por dhe kolegë nga rradhët e partisë së kreut të Elizesë kanë deklaruar se nuk do të jenë të pranishëm. Zhan Luk Melenshon i së majtës radikale u shpreh se ky takim është i rremë dhe ka krijuar një hashtag në tuiter ku do ta ndjekë, me emrin Makron Monarku/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!