Macron: Lufta në Ukrainë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Putin

schedule15:42 - 3 Mars, 2022

schedule 15:42 - 3 Mars, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, i tha këtij të fundit se po bënte një “gabim të madh” në Ukrainë dhe se lufta do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë.

Nga ana tjetër, udhëheqësi rus përsëriti vendosmërinë e tij për të siguruar neutralizimin dhe çarmatizimin e  Ukrainës, qoftë në mënyrë diplomatike  apo me armë.

“Ti po gënjen veten”, i tha Macron Putinit. Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, Rusia do të izolohet, do të dobësohet dhe do të goditet nga sanksionet për një kohë  të gjatë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!