Macron letër Kurtit: Shpresoj që të vazhdoni dialogun me Serbinë, të mirëpres së shpejti në Paris

schedule11:46 - 1 Prill, 2021

schedule 11:46 - 1 Prill, 2021

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron  përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e ka uruar atë për postin dhe ka kërkuar që të mos e ndërpresë dialogun me Serbinë.

Macron ndër të tjera në letrën e tij për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi ka ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Francë.

Macron ka vlerësuar se në vitet e fundit është bërë një përparim i rëndësishëm në dialogun me Serbinë. Ai ka shkruar se shpreson që Kurti ta vazhdojë dialogun, duke i ofruar mbështetjen e Francës.

Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Macron.

Ndër të thera ai ka thënë se duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kurtit për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve./abcnews.al