Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Macron: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

schedule17:56 - 9 Mars, 2026

schedule 17:56 - 9 Mars, 2026

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë pas takimit trepalësh me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Christodoulides ka deklaruar se Franca do të vazhdojë të jetë e pranishme, si një forcë mbrojtëse në Mesdhe, Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit.

Nga baza ushtarake “Andreas Papandreu”, Macron theksoi se kur dikush sulmon Qipron po sulmon edhe Evropën.

“Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën”, theksoi Macron, duke thënë se problemi i Qipros është një çështje që shqetëson edhe Parisin.



Ai shprehu solidaritetin e tij me Qipron teksa thkesoi për shkak të sulmeve dhe raketave dërguan sistemin e mbrojtjes ajrore Mistral dhe fregatën.

“Po planifikojmë një forcë thjesht mbrojtëse për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ajo do të shoqërojë anijet cisternë dhe anijet tregtare mallrash”, njoftoi Macron, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për ekonomitë e vendeve dhe ekonominë globale.

Ai shtoi se siguria e të gjithë evropianëve është interesi i tyre i përbashkët.

“Ne morëm menjëherë masa solidariteti ndaj Qipros, e cila u sulmua nga dronë dhe raketa të shumta”, tha presidenti francez, duke vënë në dukje se fregata Languedoc dhe një njësi e mbrojtjes ajrore Mistral u vendosën në zonë.

Presidenti francez tha se prania franceze do të vazhdojë të ekzistojë në Mesdhe, në Detin e Kuq, në Ngushticën e Hormuzit.

“Ne po e ndjekim nga afër gabimin e Hezbollahut në sulmin ndaj Libanit dhe sulmin ndaj Libanit, por edhe veprimin e Izraelit që iu përgjigj veprimit të Hezbollahut”, tha ai.
“Qëllimi ynë është që Hezbollahu të ndalojë çdo sulm. Dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet ndaj Libanit”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!