Macron kritikon “hipokrizinë” e liderëve afrikanë për luftën në Ukrainë

schedule11:07 - 28 Korrik, 2022

schedule 11:07 - 28 Korrik, 2022

Larg fushës së betejës tani, presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar hipokrizinë e disa vendeve, veçanërisht në kontinentin afrikan për dështimin e tyre për të dënuar pushtimin rus të  Ukrainës, shkruan BBC.

Duke folur në një turne në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore në të njëjtën kohë kur ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ishte në një turne diplomatik në një pjesë tjetër të kontinentit, Macron e quajti Rusinë “një nga fuqitë e fundit koloniale perandorake” për sulmin ndaj fqinjit të saj.

Rusia nisi një ofensivë kundër Ukrainës. Është një luftë territoriale, të ngjashme me ato luftëra të cilat ne menduam se ishin zhdukur nga toka europiane.

Është një luftë nga fillimi i shekullit të 20-të, madje edhe i shekullit të 19-të“, tha Macron në një konferencë për shtyp në Benin.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për përhapjen e dezinformatave dhe përdorimin e energjisë dhe ushqimit si armë. Macron tha se udhëheqësit afrikanë kishin dështuar shumë shpesh “të përcaktonin se çdo të thotë luftë dhe të thonë se kush e nisi atë”, sipas New York Times.

Shumë vende afrikane janë përmbajtur nga kritika e hapur ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe kanë mbajtur një qëndrim neutral ndaj konfliktit.

Në mars, 17 vende afrikane abstenuan në një votim të OKB-së për të dënuar pushtimin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!