Macron: Jemi në dialog me sindikatat për rritjen e moshës së pensionit

schedule10:37 - 31 Mars, 2023

schedule 10:37 - 31 Mars, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se qeveria franceze është në dialog me sindikatat për planet për reformën e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit. “Ka sfida, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalemi”, tha Macron, i cili prej javësh ka shprehur vendosmërinë se reforma e pensioneve do të zbatohej.

Ai shtoi se është normale që sindikatat të shprehin pakënaqësi dhe vlerësoi se demonstratat ishin “paqësore”. Në fillim të kësaj jave, u njoftua se Këshilli Kushtetues i Francës mund të konfirmojë përputhshmërinë e tekstit të ligjit, ose të kundërshtojë disa masa, ose të censurojë tekstin në tërësi.

Përveç kësaj, zyra e kryeministres franceze Elizabeth Bourne thotë se “pallati i Matignon (rezidenca e kryeministrit) pret sindikatat në fillim të javës së ardhshme”, të cilët janë gati të bisedojnë me pushtetin ekzekutiv për reformën e sistemit të pensioneve./abcnews.al