Macron i jep Zelenskyt Medaljen e Nderit të Francës

schedule14:49 - 10 Shkurt, 2023

schedule 14:49 - 10 Shkurt, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është pajisur me Medaljen më të lartë të Nderit të Francës.

Por ka një problem: presidenti rus, Vladimir Putin, ka të njëjtën medalje.

Presidenti francez Emmanuel Macron, mbërtheu Medaljen e Kryqit të Madh të Nderit rreth krahërorit të Zelenskyt, pasi të dy u takuan në pallatin presidencial francez të enjten, një veprim që Macron tha se kishte për qëllim të tregonte “njohjen e Francës” për trimërinë e Ukrainës që kur Rusia e pushtoi atë gati një vit më parë.

Zelensky, dhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, u takua më 8 shkurt në Paris me Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Disa ligjvënës dhe aktivistë francezë i kanë bërë thirrje Macronit të revokojë nderin që i është bërë Putinit me të njëjtën medalje, për shkak të luftës.

Macron nuk e përjashtoi mundësinë e heqjes së nderit të dhënë Putinit nga presidenti i atëhershëm, Zhak Shirak, në vitin 2006.

Macron u tha gazetarëve të premten se një vendim i tillë “ka kuptim serioz dhe duhet të merret në momentin e duhur”.

Ai vuri në dukje se e ka anuluar nderin edhe në të kaluarën.

Macron ia hoqi mirënjohjen e lartë producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, pas akuzave të për abuzime seksuale kundër tij në vitin 2017.

Çiklistit dhe ish-yllit të Tour de France, Lance Armstrong, iu hoq gjithashtu kjo mirënjohje./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!