Macron i bën thirrje Izraelit t’i kthehet marrëveshjes së armëpushimit

schedule22:53 - 30 Mars, 2025

schedule 22:53 - 30 Mars, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të ndalojë sulmet në Gaza dhe “t’i kthehet marrëveshjes së armëpushimit”.

Këto thirrje të Macron vijnë në një kohë kur Izraeli vazhdon bombardimet e tij në Gaza.

“I bëra thirrje kryeministrit izraelit që t’i japë fund sulmeve në Gaza dhe t’i kthehet armëpushimit, të cilin Hamasi duhet ta pranojë. Unë theksova se shpërndarja e ndihmave humanitare duhet të rifillojë menjëherë”, tha Macron, pas bisedës së tij telefonike me Netanyahun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!