Macron fton 140 menaxherë të lartë në Versajë: Zgjidhni Francën

schedule11:16 - 23 Janar, 2018

schedule 11:16 - 23 Janar, 2018

140 menaxherët më të lartë ndërkombëtarë do të takohen në Versajë me presidentin francez Emanuel Macron dhe  inistrat e tij. Kushti për pjesëmarrjen e trye në këtë takim ishte që secili të propozonte një plan investimi për Francën.

Presidenti francez Emanuel Macron ka paraprirë samitin e Davos duke ftuar në Versajë 140 menaxherë të lartë, në një takim me dyer të mbyllura për mediat. Presidenti dhe ministrat e tij do të përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga ky takim i cili ishte paralajmëruar të premten e kaluar nga Financial Times. Analistët në vend komentojnë lëvizjen e kreut të shtetit si një qëndrim i një ish bankieri investimesh. Motoja e këtij takimi është “Zgjidh Francën” me objektivin për të ulur nivelin e papunësisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Po sipas mediave në vend, Macron është një nga liderët politikë me të cilin biznesmenët kanë më dëshirë të takohen për shkak të qasjes së tij konkrete ndaj ekonomisë dhe aftësisë për të bërë reforma.

Administratorëve të deleguar që janë ftuar në Versajë i është orfuar paraprakisht një platform online ku të listonin kërkesat e tyre për ekzekutivin francez. Ndërsa kushti për të marrë pjesë ishte që secili prej tyre të sillte një plan investimi për Francën.

Mes të ftuarve janë drejtori operativ i Facebook, Sheryl Sandberg. Lloyd Blankfein i Goldman Sachs e Jamie Dimon i JPMorgan, të cilët po tundohen nga Franca në një moment që Britania e Madhe po del nga Bashkimi Europian.

Por do të jenë të pranishëm dhe James Quincey, Lakshmi Mittal i Coca-Cola dhe administratorët e Bain and Company, Siemens, Rolls-Royce, UPS, GSK, General Mills o Merck, duke parashikuar investime prej disa miliarda eurosh.

Sipas analizës së Forbes, në Francë po merr gjithnjë e më shumë formë fondi prej 10 miliard eurosh i parashikuar për investime nga presidenti Macron ë korrik të një viti më parë./abcnews.al