Macron: Franca ka hyrë në ekonomi lufte, duhet të organizohemi

schedule15:27 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:27 - 13 Qershor, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka paralajmëruar qytetarët e tij duke u shprehur se vendi ka hyrë në një ekonomi lufte, sipas la repubblica.

Në këtë mënyrë ai ka theksuar se është i domosdoshëm organizmi për të përballuar këtë situatë.

“Duhet të mendojmë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ky ndryshim i ritmit duhet të na bëjmë të reflektojmë. Duhet të jemi në gjendje të rindërtojmë më shpejt atë që është më e domosdoshme për forcat tona të armatosura, për aleatët tanë, për të gjithë ata që duan të na ndihmojnë”, theksoi presidenti francez.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!