Macron: Franca duhet të punojë me çdo vend që përballet me rrezikun e terrorizmit

schedule23:21 - 5 Prill, 2024

schedule 23:21 - 5 Prill, 2024

“Franca duhet të bashkëpunojë me çdo vend që përballet me rrezikun e sulmeve terroriste”. Kështu u shpreh presidenti Emmanuel Macron, në komentet mbi bisedimet e fundit telefonike midis ministrave të mbrojtjes franceze dhe ruse.

“Ne duhet të punojmë së bashku me të gjithë ata që përballen me kërcënimin e terrorizmit. Kur kemi të dhëna, duhet të bëjmë shkëmbimin teknik të informacionit. Kjo është detyra jonë,” tha ai.

Ai hodhi poshtë çdo përfshirje të Parisit në sulmin në vendin e koncerteve të qytetit Crocus pranë Moskës. “Supozimet se Franca ose Ukraina mund të qëndrojnë pas kësaj nuk kanë kuptim dhe janë të pavërteta”, tha Macron.

Ai i përshkroi supozimet e tilla si dezinformata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!