Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim përpara kombit mbrëmjen e sotme, duke denoncuar sipas tij, gënjeshtrat e Rusisë se po lufton nazizmin në Ukrainë, ndërsa e quan atë “agresor”.
Ai thotë se ndërsa NATO nuk është në konflikt me Rusinë, Evropa ka hyrë në një “ndryshim të epokës”. Macron thotë se Franca do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen ndërsa mëshon për një pavarësi më të madhe evropiane energjetike.
“Lufta në Evropë nuk i përket më librave tanë të historisë: ajo është atje, para syve tanë,” thotë Macron. Presidenti vlerëson unitetin e përgjigjes evropiane, duke shtuar: “Tani duhet të pajtohet të paguajë çmimin për paqen, lirinë dhe demokracinë”. /abcnews.al

