Jemi pak ditë larg një evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve te BE-së, në Tiranë.
Kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në “facebook” shkruan se janë duke e bërë përgatitjet e fundit.
Ai po ashtu bën me dije se pjesëmarrës do të jenë 6 kryeministrat e Rajonit, Presidenti i Francës, Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si dhe shumë kryeministra të vendeve anëtare të BE-së.
Postimi i plotë:
Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. /abcnews.al