“Macron e ka rritur retorikën”, ekspertja: Po e paraqet vendin në prag të luftës civile për të tërhequr elektoratin

schedule22:51 - 27 Qershor, 2024

schedule 22:51 - 27 Qershor, 2024

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi komentoi zgjedhjet e parakohshme që shpalli presidenti Emmanuel Macron në Francë. E ftuar në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, ajo tha se partia e Macron është vënë në rrezik për shkak se sondazhet tregojnë një rritje të dy ekstremeve.

Sipas saj, Macron ka rritur retorikën dhe po e paraqet vendin në prag të një lufte civile për të tërhequr elektoratin.

“Sondazhet tregojnë se ka rritje të ekstremeve dhe kjo ka vënë në rrezik partinë qeverisëse dhe ky trend duket se do të vazhdojë gjatë zgjedhjeve elektorale. Në këtë kuadër, mendoj se Macron shpresonte se me një lëvizje të tillë shok, me zgjedhje të parakohshme, do të mund të krijonte një konfiguracion të ri në parlament dhe në nivel të vendit se është e qartë që në parlament ishte e pamundur të zhvilloheshin bisedime ndërmjet ekstremeve. 

Macron kërkon të luajë me atë që nëse do të ketë një fitore të ekstremit të majtë ose të djathtë do të kemi një kauzë. E ka rritur retorikën e tij, duke e paraqitur vendin në prag të një lufte civile nëpërmjet së cilës kërkon të mobilizojë elektoratin duke tundur rrezikun e ekstremit të majtë apo të djathtë. Kjo gjë nuk është bërë në këto nivele edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale.”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!