Macron: Do të japim kuponë ushqimorë për familjet në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve

schedule17:05 - 22 Mars, 2022

schedule 17:05 - 22 Mars, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se ai po konsideron lëshimin e kuponëve për të ndihmuar familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta që përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve të për shkak të puushtimitt rus të Ukrainës.

“Ne do të përballemi me një krizë ushqimore mbarëbotërore”, tha Macron në një intervistë me radio France Bleu të martën.

“Dua të vendos një kupon ushqimor për të ndihmuar familjet më modeste dhe klasën e mesme që përballen me këto kosto shtesë”, tha Macron.

Kuponët e propozuar të ushqimit do të jenë të ngjashëm me sistemin aktual të vendit të kuponëve të energjisë, i cili, ndër të tjera, ndihmon në pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe gazit të afërsisht 5.8 milionë familjeve me të ardhura të ulëta çdo vit, sipas të dhënave nga Ministria Franceze e Financave.

Macron përsëriti se Franca dhe Evropa duhet të arrijnë përfundimisht pavarësinë ushqimore, një element kyç i axhendës së tij të fushatës për rizgjedhje.

Raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë është planifikuar të mbahet më 10 prill.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!