Presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras, po i bëjnë presion liderit të socialdemokratëve gjermanë Martin Schulz, që të pranojë të jetë pjesë e një koalicioni të gjerë qeverises me kancelaren Angela Merkel.
Jo vetëm Angela Merkel, Unioni I saj dhe ekonomi agjermane por dhe Emmanuel Macron e Alexis Tsipras po ushtrojnë presion ndaj Martin Schulz, që të peanojë krijimin e një qeverie të re me koalicionin e gjerë në Berlin. “Frankfurter Allgemeine am Sonntag” shkruan se kreu I socialdemokratëve ka marrë mesazhe dhe nga Parisi dhe Athina. Vetë Schulz konfirmoi se ka marrë sinjale nga Macron e Tsipras, të cilët kanë mbështetur shpresat tek socialdemokratët gjermanë për të realizuar reformat europiane.
Pas ditësh tensioni, vjen dhe një lajm I mirë për liderin e socialdemokratëve ku sipas një sondazhi të Emnid për “Bild am Sonntag”, 95% e mbështetësve të partisë së tij duan që Schulz të qëndrojë në postin e tij
Kongresi I jashtëzakonshëm I socialdemokratëve, i mbajtur pas rezultatit më negative në historinë e tyre politike, në 24 shtator me 20.5 për qind të votive, hapet të enjten e 6 dhjetorit në Berlin. Para asaj date lideri I socialdemokratëve duhet të ketë sqaruar dhe dilemën nëse do të nisë ose jo negociatat për një koalicion të madh qeverisës me kancelaren Angela Merkel, vendim që ai ka deklaruar se do ta hedhë në votim për anëtarët e partisë./abcnews.al