Macron del nga karantina pa asnjë simptomë të Covid-19

schedule12:29 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 12:29 - 24 Dhjetor, 2020

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dalë nga izolimi pasi nuk ka më simptoma të Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga Elysée.


“Macron tani mund t’i japë fund karantinës së tij pasi ai u izolua për shtatë ditë në La Lanterne, afër Pallatit të Versajës”, tha zyra në një deklaratë.

Presidenti francez rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë më parë më 17 dhjetor, duke nxitur përpjekjet e gjurmimit të të gjithë liderëve europianë, pas takimeve të shumta mes udhëheqësit francez dhe krerëve të qeverisë së BE-së.

Në një video të publikuar në Twitter dy ditë pas izolimit ai siguroi francezët se ishte mirë dhe kishte simptomat e Covid-19 ishin dhimbje koke dhe kollë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve francezë të që të tregoheshin të kujdesshëm.

Franca është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia me 2 562 615 raste dhe 62 098  viktima./abcnews.al