Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dalë nga izolimi pasi nuk ka më simptoma të Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga Elysée.
— Élysée (@Elysee) December 24, 2020
“Macron tani mund t’i japë fund karantinës së tij pasi ai u izolua për shtatë ditë në La Lanterne, afër Pallatit të Versajës”, tha zyra në një deklaratë.
Presidenti francez rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë më parë më 17 dhjetor, duke nxitur përpjekjet e gjurmimit të të gjithë liderëve europianë, pas takimeve të shumta mes udhëheqësit francez dhe krerëve të qeverisë së BE-së.
Në një video të publikuar në Twitter dy ditë pas izolimit ai siguroi francezët se ishte mirë dhe kishte simptomat e Covid-19 ishin dhimbje koke dhe kollë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve francezë të që të tregoheshin të kujdesshëm.
Franca është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia me 2 562 615 raste dhe 62 098 viktima./abcnews.al