Macron deklaron se nuk do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytet

schedule14:23 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 14:23 - 22 Dhjetor, 2017

Presidenti francez Emanuel Macron deklaroi se nuk do të bënte të njëjtin gabim si homologu i tij amerikan Trump për sa i përket Jeruzalemit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abas, kreu i shtetit francez theksoi se nuk do e njihte Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës. Sipas tij vendimi i Uashingtonit është i njëanshëm dhe në dëm të Palestinës, ndaj ai përjashtoi se politika franceze nuk do të bënte njësoj si SHBA duke njohur Palestinën në mënyrë të njëanshme. Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës “në kohën e duhur” dhe jo nën presion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!