Macron bisedon me Orban, fokusi vlerat e BE-së dhe uniteti kundër Rusisë

schedule08:49 - 14 Mars, 2023

schedule 08:49 - 14 Mars, 2023

Emmanuel Macron mirëpriti Viktor Orban në Paris të hënën, duke insistuar në “unitetin e vendeve europiane” në lidhje me luftën në Ukrainë, një çështje për të cilën shpesh dëgjohen pikëpamje të ndryshme nga kryeministri hungarez, si dhe për “vlerat europiane” dhe “shteti i së drejtës”, sipas shërbimeve të presidentit francez.

Gjatë një darke pune në Elysee, presidenti francez dhe kryeministri hungarez diskutuan përpara Këshillit Europian të javës së ardhshme (23 dhe 24 mars) në Bruksel.

Ata iu referuan çështjeve që lidhen me politikën industriale dhe “konkurrencën” e BE-së, si dhe për çështjet që lidhen me emigracionin.

Viktor Orban ka kritikuar “luftën indirekte” të Europës kundër Rusisë dhe bëri thirrje përsëri në fund të shkurtit për një armëpushim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!