Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden për situatën në Afganistan.
Mediat e huaja shkruajnë se Macron ka theksuar domosdoshmërinë e një koordinimi mes aleatëve për të vazhduar evakuimet e qytetarëve dhe për të larguar në mënyrë të sigurt aleatët afganë të cilët kanë ndihmuar trupat amerikane dhe europiane në 20 vitet e fundit.
“Nuk mund t’i braktisim është detyrim moral”, është shprehur më tej presidenti francez.
Të dy udhëheqësit vlerësuan përpjekjet e stafit të tyre që punojnë në Kabul . Gjithashtu theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm midis aleatëve në afgaan për të ofruar ndihmë dhe për mbështetje humanitare për refugjatët.
/abcnews.al/