Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Autoriteti Palestinez duhet të “sigurojë qeverisjen” e Rripit të Gazës, sipas një deklarate nga zyra presidenciale.
Macron në bisedimet telefonike mbështeti propozimin për një armëpushim në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden, raporton Agence France-Presse.
“Kjo marrëveshje duhet të rihapë një perspektivë të besueshme për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete, e vetmja në gjendje t’i sigurojë Izraelit garancitë e nevojshme të sigurisë dhe t’i përgjigjet aspiratave legjitime të palestinezëve,” deklaroi ai./abcnews.al