Presidenti francez Emmanuel Macron tha se agresioni rus kundër Ukrainës përbën “sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Europë për dekada të tëra”, gjatë një fjalimi, shkruan CNN
“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën,” tha ai. “
Ai e filloi fjalimin duke përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. “Liria e tyre është e jona,” tha ai.
“Këto ngjarje do të kenë pasoja të gjata dhe të mëdha në jetën dhe gjeopolitikën e kontinentit tonë.” “Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore”, tha Macron.
Ai tha se sanksionet europiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonomik dhe energjitik të Rusisë.
/abcnewsa.l