Një mace e zhdukur në Long Island të Nju Jorkut është ribashkuar me familjen pasi u gjet 10 vjet më vonë.
Richard Price tha se macja e familjes së tij, Mimi, po qendronte në shtëpinë e kunatës së tij në Miller Place në vitin 2012 kur u largua. Familja kontrolloi zonën, nuk kishe asnjë shenjë të Mimit.
Macja u pastrua dhe u skanua për një mikroçip, duke identifikuar pronarin e saj si Price, i cili tani jeton në Spanjë.
“Sikur të mund të fliste dhe të na tregonte se çfarë ka kaluar,” tha ai.
Më tej, pronari shtoi se Mimi do të kalojë disa javë në kujdesin e një të afërmi përpara se ai dhe gruaja e tij të vizitojnë Long Island muajin e ardhshëm për të sjellë macen në shtëpinë e saj të re jashtë shtetit./abcnews.al