Machu Picchu, xhevahiri turistik i Perusë, mbyllet për shkak të trazirave

schedule22:27 - 21 Janar, 2023

schedule 22:27 - 21 Janar, 2023

Autoritetet peruane kanë vendosur të mbyllin Machu Picchu -n, xhevahirin turistik dhe atraksionin më të madh turistik të vendit, për shkak të trazirave që kanë tronditur vendin që nga dhjetori, ku kanë humbur jetën 46 persona, njoftoi sot qeveria.

“Është urdhëruar mbyllja e rrjetit të shtigjeve Inca dhe Llaqta e Machu Picchu për shkak të situatës sociale dhe për të ruajtur integritetin e vizitorëve”, njoftoi ministria e kulturës

Hekurudha, mënyra e vetme për të shkuar në vend, përveç ecjes, është mbyllur për disa ditë pasi linja u dëmtua nga protestuesit. Sipas kompanisë që e menaxhon, janë hequr shinat.

Të paktën 400 turistë, nga të cilët 300 janë të huaj, janë bllokuar në Aguas Calientes.

“Nuk e dimë nëse do të vijë një tren për të na marrë. Të gjithë turistët këtu janë në radhë për t’u regjistruar në mënyrë që të largohen”, tha turisti kilian Alem Lopez për AFP të premten.

“Turistët nuk mund të dalin sepse hekurudha është dëmtuar në disa vende”, tha të premten ministri i turizmit Luis Fernando Helguero. “Disa turistë kanë zgjedhur të ecin në Piskacutso, por është një udhëtim prej gjashtë orësh ose më shumë dhe shumë pak njerëz mund ta bëjnë atë.”

Piskakutso është fshati më i afërt me Machu Picchu i lidhur me rrjet rrugor.

Në dhjetor, turistët u bllokuan gjithashtu në vend përpara se të largoheshin me një tren special, nën mbikëqyrjen e policisë dhe ekipeve të punonjësve të hekurudhave, në mënyrë që linja të mund të riparohej.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentes Dina Bolwarte dhe shpërndarjen e Parlamentit, persona kanë humbur jetën për shkak të trazirave (45 civilë dhe një oficer policie) që nga 7 dhjetori.

Protestat nisën pas rrëzimit dhe arrestimit të presidentit të krahut të majtë Pedro Castillo, i cili akuzohet për tentativë grusht shteti për të shpërndarë Parlamentin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!