Çifti i njohur, Machine Gun Kelly dhe Megan Fox kanë arritur të bëjnë bujë për Halloween. Meghan u vesh si Pamela Anderson ndërsa reperi si partneri i saj i atëhershëm, Tommy Lee. Por, duke dashur të futej në “lëkurën” e rolit të tij, Machine shkoi një hap më tej dhe “thithi” kokainë nga gjoksi i saj.
Çifti mori pjesë në festën e Casamigos të premten mbrëma, me reperin që postoi një video në Instagram nga skena në fjalë ku ai thithte “kokainë” – me sa duket e rreme, megjithëse është e paqartë. Natyrisht, ndjekësit e tij u tmerruan nga fakti se këngëtari po promovonte drogën.
Ata nxituan t’i vinin në dukje se fansat e tij janë më së shumti adoleshentë. “Mirë, por kjo? Dreqin, muzika jote mund të jetë e mirë, por droga jo aq shumë”, ka shkruar një fans. “Nuk mund të vazhdoj të të mbroj. Çfarë dreqin ishte kjo?”, komentoi një tjetër përdorues.
/abcnews.al