Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Machado mbërrin në Oslo/ Por politikania venezueliane nuk arrin dot ceremoninë për çmimin Nobel

schedule15:29 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 15:29 - 10 Dhjetor, 2025

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado është e sigurt, edhe pse nuk mundi ta merrte personalisht çmimin.

Institute i Nobel konfirmoi praaninë e saj në Oslo, por për arsye sigurie Machado nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni.

Ishte vajza e saj e madhe, Ana Sosa Corina Machado, ajo që e mori çmimin në emër të 58-vjeçares.

Ndërkohë në fjalimin e përgatitur nga vetë Machado ajo tha se çmimi Nobel për Paqen kishte një rënësi të madhe jo vetëm për vendin e saj, por edhe për botën.

“Demokracitë duhet të jenë të përgatitura të luftojnë për liri në mënyrë që të mbijetojnë”, thuhej në fjalimin e Machado.

Maria Corina Machado u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet për të sjellë demokraci në Venezuelë.

Ajo ka qenë e fshehur që nga zgjedhjet që u mbajtën në Venezuelë në vitin 2024, për të cilat Machado dhe mbështetësit e saj thonë se ishin të vjedhura.

Edhe pse Machado jep rregullisht deklarata me video në mediat sociale, nuk dihet ku ajo qendron e fshehur ne Venezuele.

Qeveria e Venezuelës ka thënë se nëse ajo do të largohet nga Venezuela, Machado do të konsiderohet “e arratisur” nga autoritetet. Në Venezuelë ajo akuzohet për akte konspiracioni, nxitje urrejtjeje dhe terrorizëm.

Machado u kishte thënë më parë ndjekësve të saj se do të kthehej në Venezuelë pasi të merrte çmimin.

Nëse ajo do te merrte pjesë, do të ishte paraqitja e saj e parë publike që nga fillimi i vitit, kur ajo shkoi në një protestë në Karakas më 9 janar kundër inaugurimit të Presidentit Nicolás Maduro.

Machado ka kërkuar edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar Maduron, madje edhe ndërhyrje ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!