Demi Lovato dhe Max Ehrich kanë qenë kryefjalë e mediave pas ndarjes që ndodhi vetëm dy muaj pasi u fejuan. Në fund të shtatorit, mediat e huaja raportuan se dyshja i ka dhënë fund fejesës dhe marrëdhënies së tyre. “Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugët e ndryshme për t’u përqëndruar në karrierën e tyre përkatëse”, tha një burim.
Vetëm pak ditë pas ndarjes, Demi publikoi këngën “Still Have Me” që nga fansat e saj u pa si një dedikim ndaj ish të fejuarit. Ndërkohë, Ehrich u shpreh se e mori vesh ndarjen me Lovaton nëpërmjet një tabloidi, ndërsa hodhi akuza ndaj saj se e ka përdorur atë për qëllime marketingu.
“Unë isha i dashuruar. E gjithë bota duhet ta dijë këtë. Mendova se gjeta të duhurën. Tani zbulova se isha përdorur ”, pohoi ai. Mirëpo, disa foto që ka publikuar së fundmi TMZ, tregojnë se Erich duket se nuk po e kalon lehtë ndarjen. Ai është parë në plazhin në Malibu ku i propozoi Lovatos këtë verë, ku shihej i ulur në rërë dhe i emocionuar.
Megjithatë, njerëzit në twitter patën disa reagime të forta, pasi disa prej tyre e kanë parë këtë si një aktrim nga ana e tij. “Max Ehrich thirri me të vërtetë paparacët për ta ndjekur atë në plazh, ku ai i propozoi Demit vetëm që që të binte në sy,” shkroi një person. xh.d/abcnews.al