Rey Manaj pritet të shitet nga Barcelona dhe së fundmi është zbuluar një tjetër ofertë. Maccabi Tel Aviv ka ofruar 1.5 milion euro për gjysmën e kartonit, ndërkohë që Aktobe në Kazakistan e do gjithashtu.
Jarlan Yamantiev, presidenti i klubit kazak, ka folur dhe zbulon se ata janë të tretët në listë për ta transferuar sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Ndër të tjera ai ka theksuar se pista Real Betis nuk është e vërtetë, me Yamantiev që i referohet fjalëve të menaxherit të Manajt.
Momentalisht Famalicao dhe Maccabi Tel Aviv janë klubet që kanë bërë oferta konkrete dhe me gjasa sulmuesi do të veshë fanellën e njërit prej këtyre dy klubeve. /abcnews.al
#FCB??
?EL FUTURO DE REY MANAJ?
?El Maccabi de Tel Aviv ofrece 1'5 millones por el cincuenta por ciento del pase
?El delantero maneja propuestas de Italia, España y Portugal https://t.co/LTT2Hisq0z
— Diario SPORT (@sport) August 4, 2021