Bashkia e Tiranës njofton se me kërkesë të familjes, kryebashkiaku Veliaj do t’i propozojë Këshillit Bashkiak emërtimin “Klodian Rasha” të rrugës pranë shtëpisë së të ndjerit.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar detajin nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, “i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij” tha ai.
Veliaj u shpreh se “dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme”./ db/Abcnews.al