Neritan Novi, ish-sulmues i Luftëtarit, tashmë drejton bluzinjtë si trajner. Në të shkuarën me bluzinjtë ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, sikurse shihet edhe para një ndeshjeje me Turbinën, në Kategorinë e Parë. Fotoja e postuar nga fotografi Ferdinand Hazisllari është shoqëruar edhe me komente.
I pari komenton kapiteni i cërrikasve, Klevis Roshi, i cili ende vijon të luajë dhe në janar kaloi te Luzi në Kategorinë e Dytë. Mesfushori etiketon Novin dhe i drejtohet me këto fjalë: “Novi, sa të rinj kemi qenë mo”. Gjirokastrioti nuk është dakord me të.
“Pse, tani u plakem mo?”, shkruan ai me shaka. Më pas ai që ngacmon është ish-sulmuesi Arlind Nora, i cili gjithashtu ka mbajtur shiritin e kapitenit te Luftëtari. “E, Neritan djali, si ma ke pas kofshën, si Zanetti”.
Përgjigja e trajnerit aktual të Luftëtarit është epike. “Jo, mi ka pickuar bleta”, shkruan Novi, i cili mbyll edhe diskutimin me komentin e bërë në foton e postuar nga fotografi Hazisllari. /abcnews.al