Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me batuta në ABC e Mëngjesit. Gazetari Enkel Demi ka kujtuar pjesëmarrjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama në takimin për Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor si eventi përmbyllës i Samitit të tretë, ku në një moment ai është shprehur se po e mbyll fjalimin pasi ia kanë shkruar shumë të gjatë.
Ndërsa Keli ka deklaruar se dikur Rama ka qenë vetë në të njëjtin pozicioni, pasi ia shkruante fjalimet Ilir Metës.
“Më vjen keq që ja paskan shkruar kaq të gjata se dikur i shkruante ky. Nuk e di se sa të gjata po për këtë duhet pyetur Ilir Meta pasi ja shkruante ky”, tha gazetari. l.k/abcnews.al