Dëshmon vëllai i Jan Prengës: Rrëmbyesit më kërkuan kokainën në këmbim të vëllait. Isha në burg në Angli, kur më telefonuan

schedule12:21 - 18 Tetor, 2024

schedule 12:21 - 18 Tetor, 2024

Në procesin që po mbahet në gjykatën e posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan prengës ka dëshmuar vëllai i viktimës Ndrek Prenga.

Për më shumë se 5 orën gjykata ka dëgjuar dëshminë e Prengës ku ka treguar edhe komunikimet që ka patur me disa nga personat që po gjykohen si organizatorë dhe urdhërues të rrëmbimit mes të cilëve, Dritan Rraxhepi e Gentian Funiqi.

Prenga ka treguar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja qëndronte i izoluar në një burg në Angli, ndërsa porositësit e rrëmbimit kanë negociuar me të për lirimin e Jan Prengës por në këmbim kërkonin sasinë prej 283 kg kokainë.

“Gentiani me mori në telefon që të dorëzoja atë “gjënë” duke iu referuar sasisë së kokainës me qëllim për të liruar pengun. Më pas kam patur një tjetër telefonatë nga një person i quajtur Gramoz Rexhepi që pretendonte se kokaina ishte e tija.”

Pas kësaj telefonatë, Prenga ka komunikuar me familjarët e tij ku i kanë treguar se disa persona kanë rrëmbyer Jan Prengën në Kamëz. Sipas prokurorisë, ka rezultuar se rrëmbimi i Jan Prengës është porositur nga Dritan Rexhepi e Gentian Doçi pasi vëllai i viktimës, Astrit Prenga iu ka vjedhur një sasi kokainë në Angli.

Rrëmbimi është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti t’iu kthente një sasi prej 283 kg kokainë. Prokuroria konsideron si organizatorë të rrëmbimit, Martin Bleta e Korado Kështeja dhe personat që kanë marrë në Kamzë viktimën në datën 17 janar 2020, janë Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende./abcnews.al