“Ma burrni o me fal, se sa me u hakmarrë”, Gjiko publikon këngën e re, mesazhi i fuqishëm që përcjell

schedule15:46 - 17 Prill, 2022

schedule 15:46 - 17 Prill, 2022

Megjithëse po përballet me një periudhë të vështirë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, Gjiko ka vijuar me projektet e reja muzikore. Pak minuta më parë, reperi ka publikuar këngën me titull “Gjoni”. Kënga flet për tematikë që prek shumë shqiptarë si gjakmarrja.

Përmes vargjeve të këngës, reperi jep mesazhin për t’i dhënë fund hasmërisë. Në klip, janë përfshirë dhe disa elementë tradicionalë si oda e burrave ndërsa në një sekuencë tjetër Gjiko shfaqet pranë një arkivoli të mbuluar me flamurin shqiptar.

Klipi përmbyllet me një thënie të famshme të Anton Çetës, ku citohet: “Ma burrni o me fal se sa mu hakmarrë”. “Në këtë projekt emocionet kan qenë aq intensive sa shpeshherë e kom lon inqizimin në gjysmë. Nuk osht e leht për me këndu për një temë si kjo, por osht temë që pa këndu për to s’bon.

Shpresoj që ka me ju pëlqy, e nese Veç 1 shqiptarit kjo kangë ja ndron mendjen e vendos me falë para se me u hakmarr atëhere e di që ja ka vlejt!!”, ka shkruar ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!