Skuadra franceze e Lyon synon firmën e mbrojtësit të majtë të Milanit, Ricardo Rodriguez. Zvicerani nuk është më një lojtar i rëndësishëm te kuqezinjtë e Piolit dhe drejtuesit i kanë kërkuar që të gjejë skuadër të re gjatë muajit janar.
Gjithashtu, Milani i ka vendosur edhe çmimin e fundit mbrojtësit, 5.5 milionë euro. Lyon ka nisur bisedimet për firmën e zviceranit, por duhet të mposhtë rivalitetin me Napolin, që po ashtu ka shfaqur interes për Rodriguez.
Gattuso kërkon një mbrojtës të majtë në merkato dhe një ribashkim me Rodriguez është një pistë që e kënaq tepër. Këto dy klube janë në garë aktualisht për firmën e zviceranit, e ardhmja e të cilit duket larg “San Siros”./abcnews.al