Dritarja e merkatos së janarit u mbyll dje për shumicën e vendeve, megjithatë, me shumë lojtarë në fund të kontratës, në dispozicion për të nisur negociatat, klubet vazhdojnë kërkesën për përpunimin dhe përforcimin e skuadrave të tyre, siç është rasti i Lionit.
Sipas mediave të ndryshme, po kërkojnë të nënshkruajnë me francezin Alexandre Lacazette, të cilit kontrata me Arsenalin i skadon në fund të këtij sezoni.
30-vjeçari, i cili ka shënuar tre gola në 16 ndeshje për kombëtaren franceze, me sa duket mirëpret edhe një rikthim të mundshëm në klubin nga i cili u largua, në këmbim të 53 milionë eurove, në Emirates Stadium në sezonin 2017/18. /abcnews.al/