Ashtu si në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, “Galaktikët” e Real Madrid janë duke u përpjekur me çdo kusht të bindin “fantazistin” gjerman, Toni Kross të rinovojë me 14 herë fituesit e trofeut të UEFA Champions League.
Deri në këtë pikë të sezonit 33-vjeçari ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse dhe për këtë arsye, “Los Blancos” duan të rinvojnë sërish kontratën e ish-kampionit të botës, edhe për një tjetër vit, teksa konsiderohet si tepër i vyer për organikën e skuadër nga drejtuesit e klubit.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, këtë herë misioni i “Galaktikëve” duket se është edhe më i ndërlikuar, me “veteranin” gjerman, i cili duket plotësisht i bindur për ta mbyllur karrierën në fund të sezonit, pikërisht atëherë kur klubi e Kombëtarja e kërkojnë më së shumti. /i.m /abcnews.al