Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim sot përpara parlamentit britanik nëpërmjet një lidhjeje direkte me video. Ishte hera e parë që një udhëheqës i huaj foli para deputetëve britanikë në parlament.
Ministrat e lartë të kabinetit dhe figura të opozitës ishin mes politikanëve që dëgjuan fjalimin e Zelensky në kufje me përkthim.
Lexo edhe: FOTO/ Luka Modric ishte në jahtin e Abramovic dhe e përshkroi takimin sekret: 20 truproja rreth meje
Presidenti Zelensky i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të shkojë më tej.
Një kërkesë më e vështirë për t’u përmbushur do të jetë ajo që dëgjuam për Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera për të siguruar qiejt e Ukrainës, shkruan BBC. Kjo është diçka që ministrat e kanë përjashtuar vazhdimisht, sepse kanë frikë se ndalimi i zonës së fluturimit do të çonte në një përshkallëzim masiv të konfliktit./abcnews.al/