“Mbinjerëzor”, thirrja e komandantit ukrainas për Elon Musk: Na ndihmo të dalim nga Mariupol

schedule08:21 - 12 Maj, 2022

schedule 08:21 - 12 Maj, 2022

Në ditën e 78 të luftës bombardimet vazhdojnë pa pushim në Ukrainë ndonëse kjo e fundit pretendon se iu ka bërë ballë mjaft mirë trupave ruse.

Një komandant i marinës ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol i ka kërkuar ndihmë biznesmenit miliarder Elon Musk.

Së pari ai postoi apelin e tij në Facebook ku tregoi se kishte krijuar një llogari në Twitter me qëllimin e vetëm për të kontaktuar themeluesin e SpaceX.

“Na ndihmoni të dalim nga Azovstal në një vend ndërmjetësues”, shkroi ai në Twitter.

Në postimin e tij, ai e përshkroi Musk si “mbinjerëzor” dhe tha se sipërmarrësi “kishte vërtetuar se nuk ka probleme të pazgjidhshme”.

“Ai kurrë nuk dorëzohet ashtu si ne!” shtoi ai, duke i bërë thirrje Musk për mbështetje.

/abcnews.al