Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lushtaku: Nuk e votojmë asnjë kandidat të propozuar nga VV për president

schedule15:45 - 4 Mars, 2026

schedule 15:45 - 4 Mars, 2026

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit.

Pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar, Lushtaku tha se kjo parti nuk do ta mbështes asnjë kandidat që imponohet VV-ja, përfshirë Andin Hotin, emri i të cilit u përmend sot.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë, ne kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari ta votojmë, por e pamë qëndrimin e tyre.



Derisa ka tentime me i dërgu në qosh opozitën dhe me imponu kandidatin tyre, ne nuk pranojmë dhe me përgjegjësi qëndrojmë prapa qëndrimeve tona që kemi dhënë që mos me qenë mbështetëse të një pushteti autoritar.

Ne e respektojmë çdo familje të respektuar edhe Andinin e kemi pas koleg, por ai është vartës i partisë në pushtet dhe derisa është në VV nuk kemi votë për të. Nuk do të qëndrojmë në sallë. PDK-ja është e gatshme me dhënë emrin nëse ka marrëveshje”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!