Lushnjë/ Tentoi të vidhte para në zyrën postare, arrestohet 32-vjeçari me precedent penal

schedule12:01 - 19 Maj, 2023

schedule 12:01 - 19 Maj, 2023

 

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë në fshatin Gorre të Lushnjes. Shtetasi Spiro (Andrea) Gjini  tentoi të vidhte para në zyrën postare të fshatit.

“Blutë” bëjnë me dije se autori është me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

32-vjeçari ditën e djeshme ka thyer derën e zyrës dhe ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka mundur. Ndërkohë policia sapo ka marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!