Dy shtetas, 29 dhe 26 vjeç u arrestuan në flagrancë nga policia në Lushnjë pasi u kapën duke vjedhur dhe thyer një dyqan në qytet.
Dy bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet.
Gjatë arrestimit “blutë” sekuestruan po ashtu edhe sendet e vjedhura dhe automjetin.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al