Lushnje/ Digjet një autobus i parkuar, përfshihen nga flakët dhe 3 të tjerë

schedule08:10 - 29 Maj, 2025

schedule 08:10 - 29 Maj, 2025

Lushnje- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusëve”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht.

Për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!