Lushnje, banorët e Qerretit financojnë për të ndërtuar rrugën e zonës

schedule17:45 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 17:45 - 24 Dhjetor, 2018

Në Qerret të Lushnjës, banorët nuk kanë pritur më premtimet për shtrimin e rrugës së tyre. Ata janë bashkuar dhe me lekët e tyre dhe po investojnë kilometrat të cilat i kanë penalizuar në bujqësi e në jetën e përditshme.

Kanë një jetë që presin për t’ju shtruar rruga, por asnjëherë nuk ndodhi. Atë që nuk e bënë ata që i takon e kanë bërë vetë banorët e fshatit Qerret i vjetër në Bashkinë Lushnje. Janë 50 familje të këtij fshati, të cilët me kontributin e tyre financiar vendosën që të sistemojnë sadopak këtë rrugë. Por sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që ata e shtrojnë vetë rrugën,kjo gjë ndodh 2 herë në vit.

Banori 1: “E bëjmë 2 herë në vit me fondet tona.”

Banori 2: “Gjithmonë kjo rrugë ka qenë problematike. Siç e shikoni edhe vetë çakullin e kemi blerë me lekët tona.”

Banori 3: “Në dimër të mbyt uji dhe balta, në behar të mbyt pluhuri. Këtu nuk kalohet dot.”

Vështirësitë janë si në dimër me baltën edhe në verë me pluhurin. E vetmja mundësi ekonomike është bujqësia, por pa rrugë ajo ka mbetur pas në këtë fshat duke rënduar gjendjen ekonomike të banorëve.

“Vuajmë siç e shikoni vetë. Merremi me bujqësi, mallim s’e kalojmë dot.”

Të kontaktuar në telefon përfaqësues të Bashkisë Lushnje thonë se kjo rrugë është pjesë e unazës, e cila do të lidhë këtë fshat me autostradën Lushnje – Berat dhe do të jetë e shtruar brenda vitit 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!