Ilir Gjyla nuk do të jetë më trajner i Lushnjës. Edhe pse verdhejeshilët u kthyen te fitorja pas tetë javësh, në Bashkinë Lushnje kanë menduar të bëjnë bilancin dhe tani duan një trajner të ri.
Veç Gjylës e ka pësuar edhe Dritan Çuko, si dhe shefi i klubit, Edison Koçi. Bashkia ka dalë edhe me një komunikatë zyrtare.
“Ju bëjmë me dije se Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, shkarkoi nga detyra dy trajnerët Ilir Gjyla dhe Dritan Çuko si dhe shefin e klubit Edison Koçi për rezultate të dobëta të ekipit në fazën e parë.
Së shpejti do të ketë një organizim të ri të ekipit të futbollit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Bashkia Lushnje. / abcnews.al