Lushkja: Cungu na ka dhënë besim! Goli? Shfrytëzova vendosjen e Koliçit

schedule19:46 - 2 Nëntor, 2019

schedule 19:46 - 2 Nëntor, 2019

Regi Lushkja shënoi golin e barazimit për Laçin. Mesfushori po mban shiritin e kapitenit te kurbinasit. Në lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Kemi gjetur ritmin e duhur, morëm tre fitore në tre ndeshjet e fundit. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

Më pas ai foli edhe për golin e realizuar, që ishte mjaft i bukur: “Fituam topin duke bërë presing lart në mënyrën e duhur. Pashë vendosjen e portierit, që ishte gabim dhe e dërgova në cep”. N tre javët e fundit Lacci po fiton, por Lushkja nuk e ul punën e bërë nga Starova.

“Nuk mund të themi që Starova e bëri keq punën e tij. Ishim mirë në fillim, gjërat nuk shkuan siç donim më pas.  Gjetëm ritmin e duhur me trajnerin e ri. Na ka dhënë besim dhe po fitojmë. Çfarë ka bërë më shumë se Starova? Besoj se na ka dhënë më shumë besim dhe kjo është shumë e rëndësishme në aspektin psikologjik”, tha mesfushori kavajas.

“Titulli? Duhet të jemi me këmbë në tokë, njëherë je mirë e pastaj keq. Shpresojmë të jemi në rrugën e duhur sa më gjatë. Uroj të kapim vendet e sipërme në renditje”, përfundoi Lushkja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!