Eurodeputetja Ulrike Lunaçek po përfundon misionin e saj si një raportuese e posaçme për Kosovën në Parlamentin Europian. Ajo të hënën zhvilloi një takim lamtumire me Presidentin Hashim Thaçi. Lunaçek është falenderuar nga të gjithë politikanët kosovarë për kontributin që ka dhënë në ndihmë të vendit. Klan Kosova mëson se pjesë e takimit me Thaçin ishte edhe pasuesi i saj, Igor Sholtes. Politikani dhe avokati nga Sllovenia është zgjedhur nga Parlamenti Europian si raportues për Kosovën. Eurodeputeti Sholtes nga 2004 deri në 2013 shërbeu si President i Gjykatës së Auditorëve të Sllovenisë. Në 2008 mori doktoraturë në Fakultetin e Studimeve Sociale në Universitetin e Lubjanës. Ndërsa në 2014, Sholtes u zgjodh për herë të parë deputet në Parlamentin Europian.
Lunaçek përfundon mandatin si raportuese për Kosovën në PE
schedule18:37 - 30 Tetor, 2017
schedule 18:37 - 30 Tetor, 2017